Ne investojmë në teknologji të reja dhe zgjerojmë kapacitetet prodhuese.

Replek

April 20, 2023

Sot është hapur zyrtarisht impianti i ri, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 600 m2, në ndërtimin e të cilit janë investuar tre milionë euro. Impianti i ri do të mundësojë dyfishimin e kapaciteteve për prodhimin e formave të dozimit gjysmë të ngurtë dhe një rritje prej 30 për qind të kapacitetit për prodhimin e formave të dozimit të lëngshëm, gjë që do të mundësojë realizimin e planit tonë strategjik për pushtimin e tregjeve të reja.

Në hapjen e objektit, përveç kryetarit të Bordit Drejtues, Dushan Pecovski, morrën fjalë edhe ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, Dekani i Fakultetit të Farmacisë Prof. Zoran Sterjev dhe ambasadori i Republikës së Austrisë Dr. Georg Vutsas, duke theksuar rëndësinë e aspektit ekonomik të investimeve të tilla si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë, në drejtim të përmirësimit të arsimimit të kuadrit profesional dhe avancimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në kushte të zhvillimit të shpejtë teknologjik.

Artikuj të lidhur

Ambientet tona

Replek në një vizitë pune në Dhomën e Tregtisë

20 vjet Replek Farm – 20 vjet kryeqytet austriak