Pançe Gelevski: Replek po ndërton një histori suksesi duke plotësuar nevojat e njeriut modern 

Replek

April 20, 2023

Pançe Gelevski – Drejtor i Shitjes dhe Marketingut, 

Anëtar i Bordit Drejtues të Replek SHA  

Prej gati një viti ju jeni pjesë e ekipit drejtues të Replek, një ekip që paralajmëroi ndryshime dhe rifreskim në veprimtarinë e kompanisë. Na tregoni cilat janë ndryshimet kryesore në segmentin e biznesit tuaj? 

Në epokën e dijes, idetë janë baza e çdo suksesi. Ju mund të keni idenë më të mirë në botë, por nëse nuk mund t’i bindni njerëzit rreth jush të ndjekin vizionin tuaj, keni dështuar. Është e njëjta gjë me ndryshimet në Replek. Jemi aty ku jemi për shkak të njerëzve që na rrethojnë. Historia që po ndërtojmë së bashku, ideja që kishim në fillim për Replek, tani është një strategji dhe pjesë e kulturës së korporatës. 

Ndryshimet që filluam si ekip, krijuan një kompani që është e hapur brenda dhe jashtë zyrave të saj, një kompani që avokon për mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve në proces, një kompani që ka vizion të bëhet më e mira e Maqedonisë. 

Vizioni ynë është të realizojmë një proces transformimi të të gjitha aktiviteteve në kompani dhe të krijojmë vlera të reja për kompaninë tonë, një transformim që do të plotësojë nevojat e tregut. Qasja strategjike na lejoi të përfshijmë në këtë proces të gjithë punonjësit tanë, të cilët janë çelësi i suksesit të kompanisë. Strategjia jonë është afatgjatë dhe së bashku kemi arritur rezultate të rëndësishme për një vit. 

Unë sinqerisht besoj se aftësia për të zbatuar ndryshimin është çelësi i suksesit si në planin personal ashtu edhe në planin kolektiv. Kjo ishte pikërisht arsyeja kryesore pse u bëra pjesë e ekipit të Replek, një kompani që ka potencial, cilësi, njohuri dhe përvojë të jashtëzakonshme. Vitin e kaluar, kemi punuar me zell për të identifikuar pikat tona më të forta. Kemi analizuar se si të përdorim më së miri tendencat e tregut dhe mundësitë për të përmirësuar pozicionet tona në tregje. 

  

Cilat janë pozicionet tuaja në tregun e brendshëm? 

Çdo treg sjell specifikat dhe sfidat e veta. Tregu i brendshëm kohët e fundit është karakterizuar nga një komponent mjaft interesant. Konsumatorët vendas janë shumë të informuar dhe të arsimuar, ndaj zgjedhin se çfarë do të përdorin nga oferta farmaceutike në bazë të studimeve që kanë lexuar, konsultohen me më shumë se një mjek, shkëmbejnë përvoja, duan të dëgjojnë të gjitha anët. Kjo tregon nevojën për plasimin e informacioneve për portofolin tonë, i cili karakterizohet nga një gamë e gjerë produktesh të shkëlqyera, për të cilat duhet të informojmë sa më shumë konsumatorët. Është një sfidë për të cilën ne jemi të përkushtuar. Replek ka një pozitë të mirë në atë proces sepse deri më tani ka ndërtuar besimin me konsumatorët në treg. Ofrojmë cilësi me çmime të volitshme, markë maqedonase, sipas standardeve evropiane. Arritëm të forcojmë pozitat e Replek si kompani vendase dhe strategjia afatgjatë në tregun vendas është të punojmë në rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve tona prodhuese, por edhe të zgjerojmë ofertën me produkte që do të ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm të konsumatorëve në pajtim me shprehitë në mënyrën moderne të jetesës. Mendoj se nuk ekziston familje që nuk e ka pasur xhelin Ventor në farmacinë e saj të shtëpisë. Në këtë drejtim kemi marrë hapa konkretë, kemi hedhur në treg produktin Colossal, preparat për zorrën e irrituar. Ky është vetëm fillimi, në fazën finale është plasimi i disa produkteve të tjera strategjike që do të na mundësojnë të fitojmë një pozicion të fortë në tregun vendas. 

Gjithnjë e më popullore po bëhen mënyra e shëndetshme e jetesës dhe shprehitë e shëndetshme. Kompanitë farmaceutike po ofrojnë gjithnjë e më shumë produkte që kanë funksionin e përmirësimit të shëndetit të njeriut. A po mendon Replek në atë drejtim? 

Po, ky trend i tregut është në fokusin tonë dhe ne e marrim parasysh kur përcaktojmë aktivitetet tona strategjike. Slogani ynë – “Për të mirën time!” aludon në këtë aspekt. Punojmë drejt krijimit të një qasjeje unike – Replek, farmacia juaj e shtëpisë. Ne duam të krijojmë një segment të tërë produktesh që do të ndihmojnë njeriun modern të plotësojë nevojat e tij për të ruajtur vitalitetin e tij, por edhe të ndikojë në ndërtimin e një stili të ri jetese. Ne synojmë që Replek të jetë lider në tregun vendas në këtë segment dhe kemi një plan për ta arritur këtë. 

  

Opserver: Pançe Gelevski: Replek po ndërton një histori suksesi duke plotësuar nevojat e njeriut modern | opserver.mk 

Artikuj të lidhur

Ambientet tona

Replek në një vizitë pune në Dhomën e Tregtisë

20 vjet Replek Farm – 20 vjet kryeqytet austriak