April 20, 2023
“Jam i kënaqur me njohjen e energjisë së re, të ekipit të ri. Replek është një kompani e suksesshme me një traditë të gjatë të rezultateve të mira dhe stafit të talentuar, dhe posedon potencial të jashtëzakonshëm. Ne padyshim e shohim veten në krye të bursës jo vetëm sepse duam të jemi atje, por për shkak të mundësive që ajo ofron”, tha Dushan Pecovski në tryezën e sotme me temë “Dalja në bursaë– pse askush nuk po e “thyen akullin” organizuar nga Bursa e Maqedonisë/ Macedonian Stock Exchange.
Shikoni videon e plotë në: https://lnkd.in/dgJFBydX (20221123_115738
Pas investimit në një objekt të ri prodhimi, po vazhdojmë ciklin e zhvillimit në modernizimin e operacioneve dhe zbatimin e zgjidhjeve inovative. Një pjesë e prodhimit të kompanisë do të furnizohet me energji të rinovueshme përmes impiantit të ri fotovoltaik (solar) ndërtimi i të cilit është përfunduar plotësisht. Në këtë projekt të rëndësishëm kemi investuar 43 milionë denarë dhe fuqia e instaluar është 948.29 kWp. Me këtë investim do të zëvendësojmë mbi 40% të konsumit total të energjisë elektrike me energji të rinovueshme diellore. Për rëndësinë e investimit, dhe strategjinë e ndërtimit të një biznesi të gjelbër na ndiqni.