April 20, 2023
SZI është një sëmundje funksionale e zorrëve e karakterizuar nga dhimbje barku dhe lëvizje të ndryshuara të zorrëve (ndryshim në shpeshtësinë ose konsistencën e jashtëqitjes). Te një pacient mund të dominojë diarreja, kapsllëku ose të dyja format.
Cilat janë simptomat e SZI-së?
Pacientët me SZI shpesh ankohen për dhimbje barku, ngërçe të zorrëve, fryrje, gazra, diarre dhe/ose kapsllëk.
A ka një metodë specifike diagnostike që vërteton SZI-në?
Jo, nuk ka asnjë test specifik që vërteton me besueshmëri sëmundjen. Diagnoza bëhet nga mjeku nëpërmjet përgjigjeve të disa pyetjeve specifike që lidhen me sëmundjet tuaja. Përveç kësaj, përjashtimi i pranisë së një gjendjeje tjetër gastroenterologjike mund të ndihmojë gjithashtu në vendosjen e diagnozës.
Sa kohë dhe si trajtohet SZI?
Në mënyrë tipike, te shumica e pacientëve, sëmundja do të jetë e pranishme gjatë gjithë jetës. Ka modalitete terapeutike që mund të lehtësojnë simptomat tuaja, por nuk ka asnjë ilaç që do ta shëronte plotësisht sëmundjen. Megjithatë, me komunikim dhe bashkëpunim të mirë me mjekun, arrihet kontrolli i kënaqshëm i sëmundjes te shumica e pacientëve. Te pacientët me simptoma të lehta dhe të herëpashershme, gjendja zakonisht kontrollohet nga regjimi higjieno-dietik, ndërsa te pacientët me simptoma më të shpeshta dhe më të rënda rekomandohet trajtim mjekësor.
Çfarë mund të bëj për t’u ndjerë më mirë?
Cilat grupe barnash përdoren në trajtimin e SZI-së?
Referencat: https://www.uptodate.com/contents/irritable-bowel-syndrome-beyond-the-basics
bashk. shkenc. dr. Elena Curakova Ristovska
ISHP Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji Shkup