Replek

April 20, 2023

Çfarë është vitamina B12? 

Vitamina B12 është një vitaminë thelbësore e tretshme në ujë që është e pranishme në mënyrë natyrale vetëm në ushqimet me origjinë shtazore dhe duhet të merret nëpërmjet ushqimit ose duke përdorur produkte që përmbajnë vitaminë B12. 

Kjo vitaminë është një kofaktor i dy enzimave të rëndësishme të nevojshme për proceset anabolike dhe katabolike në trup dhe ka një rol kryesor në sintezën e ADN-së, lipideve dhe proteinave, në ndarjen e qelizave, në formimin e eritrociteve dhe në mielinimin e qelizave nervore. 

Vitamina B12, përveç kësaj, është e nevojshme për ruajtjen e nivelit normal të homocisteinës në gjak, dhe rrjedhimisht për strukturën dhe funksionin e sistemit nervor, veçanërisht për ruajtjen e funksioneve kognitive (si përqendrimi, të mësuarit, kujtesa, rezonimi) uljen e rrezikut për rënien e tyre me plakjen dhe paraqitjen e sëmundjes së Alzheimerit, sëmundjes së Parkinsonit, si dhe demencës. Nivel normal i homocisteinës shoqërohet gjithashtu me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe neurovaskulare, çrregullim të funksionimit të veshkave dhe rrezik të mundshëm të reduktuar për paraqitjen e karcinomit. 

Vëmendje e veçantë i është kushtuar viteve të fundit studimit të rolit të tij si imunomodulator i imunitetit qelizor, kryesisht në rritjen e numrit të CD8+ ose NK qelizave, të cilat janë të rëndësishme për shkatërrimin e qelizave kancerogjene. 

Në përgjithësi, vitamina B12 ka një rol në rritjen dhe ruajtjen e shëndetit të organizmit, në të gjitha fazat e jetës. 

Nivelet e ulëta të vitaminës B12 tek gratë shtatzëna shoqërohen me një rrezik të shtuar të defekteve të tubit nervor. Grupe të caktuara të popullsisë me një mënyrë jetese të veçantë, për shembull veganët dhe vegjetarianët, janë në rrezik të mungesës së vitaminës B12, për shkak të mungesës së vitaminës B12 në dietën e tyre. 10-30% e të moshuarve, si dhe personat me sëmundje të caktuara, kanë reduktuar absorbimin e vitaminës B12. Për këto grupe të popullsisë rekomandohet plotësimi i vitaminës B12 për një shëndet më të mirë të përgjithshëm.  

Studimet e fundit tregojnë efektet e mundshme pozitive të aplikimit të vitaminës B12 në infeksionin SARS-CoV-2. Niveli i vitaminës B12 lidhet me ashpërsinë e simptomave të infeksionit SARS-CoV-2, nëpërmjet mekanizmave të studiuar në vijim: reduktimi i stresit oksidativ, përmirësimi i qarkullimit (duke ulur nivelin e homocisteinës që çrregullon mikroqarkullimin e sistemit kardiovaskular, sistemit nervor dhe veshkat) dhe me efekt anti-inflamator.

Artikuj të lidhur

Çfarë është e rëndësishme të dini kur zgjidhni një sprej për dhimbje fyti? 

Vitamina e diellit – Vitamina D 

Bima Cannabis