April 20, 2023
KANOIL® Vaji i kërpit CBD nuk është një zëvendësues për terapinë standarde të përshkruar, dhe veçanërisht jo një zëvendësues për terapinë standarde për sëmundjet e listuara.
Sipas studimeve të disponueshme përdorimi i KANOIL® mund të ketë efekte pozitive në kushtet e mëposhtme:
Kancer
Efektet antikancerogjene të THC dhe CBD janë demonstruar në studime të shumta in vitro dhe in vivo. Mekanizmat e mundshëm të veprimit përfshijnë: veprimin antioksidues, neuroprotektiv, inhibimin e rritjes dhe proliferimit të qelizave tumorale, induksionin e apoptozës (vdekja e qelizave tumorale), reduktimin e metastazave, inhibimin e angiogjenezës së tumorit. Studimet e disponueshme kanë treguar efektet pozitive të lartpërmendura te pacientët e diagnostikuar me kancer të trurit, kancer në gji, kancerit të mushkërive, kancerit të prostatës dhe leukemi.
Gjumi
Efektet e CBD mbi gjumin, varen nga doza; ndërsa dozat më të ulëta kanë efekt stimulues, kurse dozat e larta kanë efekt qetësues. Në përgjithësi, THC rrit përgjumjen, ndërsa CBD në doza prej 15 mg ka një efekt stimulues.
Epilepsi
Vetitë antiepileptike ose antikonvulsante të CBD janë demonstruar në një studim klinik, megjithëse mekanizmi i saktë i veprimit është i panjohur. Trajtimi me kanabis në pacientët me epilepsi që marrin terapi standarde rezultoi në përmirësim të gjendjes klinike, ulje të shpeshtësisë dhe ashpërsisë së krizave konvulsive deri në përmirësim të plotë në disa pacientë, gjatë së cilës trajtimi me kanabis u tolerua mirë, pa shenja toksiciteti ose efekte anësore serioze.
Sëmundjet e varësisë
Potenciali terapeutik i CBD në trajtimin e varësive mbështetet nga kërkime thelbësore, duke përfshirë raportet e rasteve, ku vlerësimet ditore të gjendjes treguan mungesën e simptomave të abstenimit nga përdorimi, të tilla si ankthi dhe simptoma të tjera të sindromës së abstenimit Mekanizmi i propozuar i veprimit sugjeron inhibimin e receptorëve alfa-7-nikotinik të acetilkolinës që reduktojnë efektin e opioideve dhe aktivizojnë receptorët 5-HT1A.
Efekt neuroprotektiv
Potenciali neuroprotektiv i CBD-së bazohet në vetitë e tij anti-inflamatore dhe antioksiduese. Inflamacioni është baza e shumicës së sëmundjeve neurodegjenerative që çon në dëmtim progresiv të nervit nëse është i pranishëm për një periudhë të gjatë kohore. Qelizat mikroglia luajnë një rol të madh në inflamacionin neuronal. Kur aktivizohen, ato prodhojnë citokina dhe ndërmjetës inflamatorë që dëmtojnë qelizat nervore. Aktiviteti i CBD-së përmes receptorëve CB2 (kryesisht i shprehur në sipërfaqen e qelizave mikroglia) e pengon këtë neurotoksicitet përmes reduktimit të molekulave pro-inflamatore, rritjes së aktivitetit të fagociteve dhe mekanizmave të tjerë riparues.
Pesha e tepërt trupore
Të dy kanabinoidet natyrale CBD dhe THCV (tetrahydrocannabivarin) janë treguar se reduktojnë oreksin, nivelet e yndyrës së trupit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës duke rezultuar në uljen e peshës trupore.
Distonia dhe Diskinesia
Disa prova klinike tregojnë potencialin terapeutik të CBD-së në çrregullimet në lëvizje, duke rezultuar në përmirësimin e distonisë, ndërsa efektet anësore të CBD-së ishin të lehta dhe përfshinin hipotension, gojë të thatë, ngadalësim të funksioneve psikomotore dhe sedatim.
Sëmundjet e lëkurës
Sistemi endokannabinoid është i shpërndarë gjerësisht në lëkurë, duke lejuar që CBD-ja, të jetë efektiv në trajtimin lokal të simptomave të lidhura me inflamacionin (skuqje, kruajtje dhe dhimbje); hiperkeratoza, rritja e sekretimit të yndyrës ose dëmtimi i lëkurës (përmirëson epitelizimin).
Inflamacionet
CBD-ja është një agjent i fuqishëm anti-inflamator. E manifeston efektin e tij anti-inflamator duke reduktuar prodhimin e citokinave (TNF-α, IL-12, IL-1, IL-6, IL-10) dhe kemokinave (CCL2, CCL5, CXCL8, CXCL10); ndryshimi i sinjalizimit të adenozinës; ekspresionin e molekulave adhezive (ICAM-1, P-IAM-1 dhe PS); migrimin, proliferimin dhe apoptozën e qelizave inflamatore. Kështu, CBD-ja mund të jetë efektive në trajtimin e simptomave dhe gjendjeve me origjinë inflamatore (për shembull Artriti reumatoid, sëmundja e Crohn, dhimbje inflamatore kronike).
Imuniteti
CBD-ja gjithashtu ka veti imunomoduluese që do të thotë se përdorimi i rregullt i tij përmirëson imunitetin e përgjithshëm. Mekanizmat e veprimit janë të shumëfishtë, duke përfshirë: derregullimin e faktorit nuklear të qelizave T të aktivizuara (NFAT); shkatërrimi i proliferimit dhe shprehja e IL-2 dhe interferon-γ (IFN-γ) mRNA në sipërfaqen e limfociteve T CD25; interleukin-2 (IL-2) dhe shkatërrimin e prodhimit të IFN-γ; shkatërrimin e proteinës aktivizuese – 1 (AP-1) dhe aktivitetin transkriptues të faktorit nuklear të qelizave T të aktivizuara (NFAT) – rregullatorët kritikë të prodhimit të IL-2 dhe IFN-γ.
Të përziera dhe të vjella
CBD-ja mund të përdoret për të reduktuar të përzierat dhe të vjellat gjatë kimioterapisë ose radioterapisë.
Sëmundja e Alzheimerit
Ekzistojnë disa mekanizma potencialë që shpjegojnë efektin e CBD-së, gjatë demencës: reduktimi i inflamacionit të trurit, reduktimi i proteinave amiloide, mbrojtja e qelizave nervore, përmirësimi i kujtesës dhe funksionet kognitive. CBD-ja gjithashtu redukton stresin dhe ankthin tek këta pacientë.
Skizofrenia
Përdorimi i CBD-së përmirëson simptomat psikotike dhe funksionin kognitiv te këta pacientë duke rritur nivelet endogjene të anandamidit. Studimet e fundit tregojnë se përdorimi i CBD-së, te pacientë të tillë është i sigurt, i toleruar mirë dhe me më pak efekte anësore (simptoma ekstrapiramidale, shtim në peshë dhe më pak rritje të prolaktinës). Megjithatë, CBD-ja nuk është një zëvendësues i terapisë standarde, përkundrazi, duhet t’i shtohet terapisë së rregullt të këtyre pacientëve.
Diabeti
Studimet aktuale sugjerojnë se CBD-ja mund të ndihmojë pacientët me diabet dhe të parandalojë komplikime të tilla si dëmtimi i enëve të gjakut. Përfitimet e raportuara përfshijnë: nivele të ulëta të sheqerit në gjak, rritje të prodhimit të insulinës tek njerëzit me diabet të tipit 2, përmirësim të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe përgjigje ndaj insulinës. Kjo do të thotë se sistemi endokannabinoid luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e njeriut dhe reagimin e trupit ndaj insulinës.
Hepatiti
Vitet e fundit, CBD-ja është treguar të jetë një terapi efektive për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme në provat laboratorike dhe klinike. Sipas një studimi nga studiuesit në Universitetin e Karolinës së Jugut, CBD-ja, mund të përdoret si një trajtim shtesë për hepatitin. CBD-ja lehtëson simptomat e hepatitit, në hepatitin autoimun dhe viral përmes receptorëve endokannabinoid në trupin tonë. Hulumtimet kanë zbuluar se aktivizimi i këtyre receptorëve redukton inflamacionin e mëlçisë dhe dëmtimin e indeve, dhe përmirëson rigjenerimin. CBD-ja gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve në sëmundjet e mëlçisë dhe zvogëlimin e efekteve anësore të shkaktuara nga trajtimi.
Alergjitë dhe astma
Nëpërmjet veprimit të receptorëve endokannabinoid, efektit të tij anti-inflamator dhe antispazmatik, CBD-ja mund të trajtojë dhe parandalojë shfaqjen e astmës dhe simptomave të tjera alergjike. Në çdo rast, kjo është ende një teori që ka nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar dhe vlerësuar më mirë efektet praktike te pacientët.
Dëmtimi i mëlçisë dhe trurit
CBD-ja mund të përmirësojë dëmtimin e trurit dhe mëlçisë si rezultat i efekteve të tij anti-inflamator, antioksidant dhe neuroprotektiv.
Semundja e Parkinsonit
CANOIL përmirëson gjumin dhe disponimin tek personat me sëmundjen e Parkinsonit, përmirëson simptomat motorike (ndryshimet në lëvizje) dhe ka një efekt neuroprotektiv, duke ngadalësuar kështu përparimin e sëmundjes.
Studimet klinike mbi efektin e vajit CBD mund të gjenden në lidhjet e mëposhtme:
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/25237116