Neuro-Vit®

thiamine, pyridoxine,cyanocobalamine

Indikacionet terapeutike 

Terapi shtesë për neuritin dhe nevralgjinë (neuropatitë), të tilla si: 

Neuralgjia trigeminale 
Nevralgjia trigeminale karakterizohet nga episode të dhimbjeve të forta therëse në gjysmën e fytyrës, përgjatë njërës prej degëve të nervit trigeminal.  

Nevralgjia ndërkostale 
Nevralgjia ndër brinjëve është një dhimbje e fortë që shfaqet përgjatë gjatësisë së nervave ndërbrinjore, zakonisht duke filluar nga pjesa e pasme dhe duke u përhapur si një rrip drejt murit të përparmë të gjoksit. 

Ishialgia 
Ishialgia, dhimbje me intensitet të ndryshëm, e cila shfaqet përgjatë gjatësisë së nervit shiatik. Mund të ndodhë vetëm në pjesën lumbosakral të shtyllës kurrizore ose të përhapet deri në shputë.  

Packaging:

Tableta të veshura me film 100 mg+200 mg+0.2 mg

Way of issuing:

Lëshohet pa recetë

Product code:

ATC A11DB

Neuro-Vit

Type:

Tableta të veshura me film 100 mg+200 mg+0.2 mg

Condition:

Lëshohet pa recetë

Code:

ATC A11DB

Informacion i përgjithshëm

Vitamina B1 
E rëndësishme për metabolizmin e karbohidrateve, siguron energji për funksionimin normal të nervave dhe përcjelljen e impulseve nervore. Mungesa e B1 çon në neuropati periferike, atrofi ose dobësi të muskujve. 

Vitamina B6 
Rregullon metabolizmin e aminoacideve, lipideve, sfingolipideve (përbërësit bazë të mbështjellësit të mielinës së nervave) dhe neurotransmetuesve (serotonin, adrenalinë), i cili është përgjegjës për funksionimin normal të sistemit nervor. 

Vitamina B12 
Merr pjesë në metabolizmin e acideve nukleike, lipideve, sfingolipideve dhe mielinës. Përveç kësaj, ndihmon edhe në krijimin e hemoglobinës. 

  • Ashtu si vitaminat e tjera, këto vitamina janë substanca thelbësore që trupi nuk mund t’i sintetizojë vetë. 
  • Marrja terapeutike e vitaminave B1, B6 dhe B12 mund të plotësojë marrjen e pamjaftueshme të vitaminave përmes ushqimit, duke siguruar kështu sasinë e nevojshme të koenzimave për funksionimin normal të trupit. 

Përdorimi

  • Doza e rekomanduar është 1 tabletë e veshur me film, një herë në ditë. Në raste individuale, doza mund të rritet në 1 tabletë të veshur me film, tri herë në ditë.  
  • Kohëzgjatja e terapisë përcaktohet nga mjeku. Pas një periudhe prej 4 javësh, mjeku duhet të vendosë për masën e dozës ose vazhdimin e trajtimit. 
  • Tabletat e veshura me film NEURO-VIT duhet të gëlltiten të tëra, pa u përtypur, me lëng, gjatë ose pas vaktit. 

Fëmijët dhe adoleshentët 
Për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave aktive, tabletat e veshura me film NEURO-VIT nuk janë të përshtatshme për përdorim te fëmijët nën 12 vjeç.  

E rëndësishme përpara përdorimit

Përbërja

1 tabletë e veshur me film përmban: 

  • 100 mg tiamin hidroklorur (B1) 
  • 200 mg hidroklorur piridoksinë (B6) 
  • 0.2 mg cianokobalaminë (B12) 

Paketimi

Një kuti me 10 tableta të veshura me film në një paketë blister. 

Vitamina B1 
E rëndësishme për metabolizmin e karbohidrateve, siguron energji për funksionimin normal të nervave dhe përcjelljen e impulseve nervore. Mungesa e B1 çon në neuropati periferike, atrofi ose dobësi të muskujve. 

Vitamina B6 
Rregullon metabolizmin e aminoacideve, lipideve, sfingolipideve (përbërësit bazë të mbështjellësit të mielinës së nervave) dhe neurotransmetuesve (serotonin, adrenalinë), i cili është përgjegjës për funksionimin normal të sistemit nervor. 

Vitamina B12 
Merr pjesë në metabolizmin e acideve nukleike, lipideve, sfingolipideve dhe mielinës. Përveç kësaj, ndihmon edhe në krijimin e hemoglobinës. 

  • Ashtu si vitaminat e tjera, këto vitamina janë substanca thelbësore që trupi nuk mund t’i sintetizojë vetë. 
  • Marrja terapeutike e vitaminave B1, B6 dhe B12 mund të plotësojë marrjen e pamjaftueshme të vitaminave përmes ushqimit, duke siguruar kështu sasinë e nevojshme të koenzimave për funksionimin normal të trupit. 

Produkte të tjera