CANNABO EXCLUSIVE night krem  ®


Packaging:

50 ml krem

Way of issuing:

Product code:


CANNABO EXCLUSIVE night krem  


Type:

50 ml krem

Condition:

Code:


Informacion i përgjithshëm

Lëkura e fytyrës është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj ndikimit të dëmshëm të mjedisit të jashtëm. Ekspozimi ndaj rrezeve UV, ajrit të ndotur dhe faktorëve të tjerë stresues gjatë ditës çon në krijimin e radikaleve të lira që përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës dhe çojnë në shfaqjen e rrudhave, zvogëlimin e tonit të lëkurës dhe ndryshimin e strukturës. CANNABO EXCLUSIVE night është një formulim inovativ që kombinon kanabidiol (CBD) në përmasa perfekte me ar 24 karat, kolagjen, acid hialuronik, retinol (vitaminë A), vitaminë E dhe gjalpë shea. Kremi CANNABO EXCLUSIVE night nuk përmban THC (9-delta tetrahydrocannabinol), domethënë përmban më pak se 0.2%. Formulimi inovativ CANNABO EXCLUSIVE night me përbërjen e tij të pasur të lëndëve ushqyese është i destinuar për trajtim intensiv, rigjenerim dhe përtëritje efektive të lëkurës. Kanabidioli (CBD) në CANNABO EXCLUSIVE night është një ekstrakt natyral i marrë nga nxjerrja superkritike e CO2 nga bima e kërpit (kanabis). CBD lidhet me receptorët e duhur të sistemit endokannabinoid në shtresën sipërfaqësore të lëkurës (epidermë), duke arritur një efekt anti-inflamator dhe qetësues. CBD ka veti antioksiduese, neutralizon radikalet e lira dhe në këtë mënyrë rrit rezistencën e lëkurës, zvogëlon humbjen e lagështisë dhe plakjen e parakohshme të lëkurës. Ari 24 karat i përfshirë në formulimin inovativ përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë, stimulon metabolizmin e qelizave, stimulon rigjenerimin e qelizave, ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe elastinës, në zbardhjen dhe hidratimin e lëkurës, me çka lëkura rigjallërohet, hidratohet dhe fiton një strukturë të lëmuar dhe me shkëlqim. Përveç kësaj, ari 24 karatësh mund të ketë një efekt anti-inflamator dhe qetësues. Kolagjeni vepron kundër shenjave të plakjes duke zbutur rrudhat dhe linjat e holla, duke ripërcaktuar konturet dhe duke siguruar një ton më të barabartë të lëkurës. Acidi hialuronik ruan hidratimin e lëkurës, i mbush dukshëm rrudhat dhe parandalon formimin e të rejave, lëkura është e fortë dhe e lëmuar në prekje dhe duket e freskët dhe rrezatuese. Vitamina A redukton shfaqjen e rrudhave dhe përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës dhe është më aktive gjatë natës. Vitamina E mbron lipidet epidermale, si dhe fibrat e kolagjenit dhe elastinës të lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i mjedisit, lëmon dhe zbut lëkurën. Gjalpi Shea qetëson, lëmon dhe zbut lëkurën. Formulimi inovativ CANNABO EXCLUSIVE night me efektin antioksidues dhe anti-inflamator të CBD dhe arit 24 karat mbron dhe detoksifikon lëkurën e fytyrës, ruan lagështinë e saj, zbut rrudhat dhe shtrëngon konturet e fytyrës. Përveç kësaj, kolagjeni, acidi hialuronik, vitamina A, vitamina E dhe gjalpi shea përmirësojnë efektin e kremit, duke stimuluar rigjenerimin e epidermës, duke hidratuar intensivisht lëkurën dhe duke rinovuar lëkurën gjatë gjumit, duke e bërë atë dukshëm më të lëmuar, më të shndritshme dhe me pamje të rinovuar. 

Përdorimi

CANNABO EXCLUSIVE night mbron lëkurën nga efektet negative të ndikimeve atmosferike, mundëson detoksifikim intensiv dhe hidratim më të mirë të lëkurës gjatë natës, gjë që rikthen pamjen e lëkurës dhe lëkura e fytyrës duket më e shndritshme, dukshëm më e lëmuar, më e shkëlqyeshme dhe me pamje të rinovuar. Me aplikimin e rregullt të CANNABO EXCLUSIVE night, lëkura bëhet me shkëlqim dhe rrezatuese. Para përdorimit, lëkura duhet të pastrohet. Duke masazhuar aplikoni një sasi të vogël të kremit në lëkurën e fytyrës. Përdoreni kremin në mbrëmje për të arritur veprim intensiv gjatë natës. Gjatë përdorimit, kontakti me sytë duhet të shmanget. CANNABO EXCLUSIVE night është dedikuar vetëm për përdorim të jashtëm. 

E rëndësishme përpara përdorimit

Kremi CANNABO EXCLUSIVE night nuk duhet të përdoret në rast të mbindjeshmërisë ndaj ndonjërit prej përbërësve të kremit

Përbërja

CBD natyrale ka veti antioksidante, neutralizon radikalet e lira dhe parandalon plakjen e parakohshme te lëkurës. Përveç kësaj, ka një efekt anti-inflamator dhe qetësues, i cili redukton skuqjen, acarimin dhe dëmtimin e qelizave. 

Ari 24 karat përmirëson qarkullimin në lëkurë, stimulon rigjenerimin e qelizave dhe krijimin e kolagjenit dhe elastinës. 

Kolagjeni  vepron kundër shenjave të plakjes, zbut rrudhat, linjat e holla dhe ripërcakton konturet e fytyrës. 

Acidi hialuronik  ruan lagështinë e lëkurës, mbush rrudhat dhe parandalon krijimin e të rejave. 

Vitamina E mbron lipidet epidermale, fibrat e kolagjenit dhe elastinës nga ndikimet e jashtme të dëmshme. 

Vitamina A zvogëlon shfaqjen e rrudhave dhe nxit rigjenerimin e lëkurës. 

Shea gjalpi qetëson, lëmon dhe zbut lëkurën. 

Paketimi

Një kuti me një kavanoz qelqi me kapak që përmban 50 ml krem. 

Lëkura e fytyrës është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj ndikimit të dëmshëm të mjedisit të jashtëm. Ekspozimi ndaj rrezeve UV, ajrit të ndotur dhe faktorëve të tjerë stresues gjatë ditës çon në krijimin e radikaleve të lira që përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës dhe çojnë në shfaqjen e rrudhave, zvogëlimin e tonit të lëkurës dhe ndryshimin e strukturës. CANNABO EXCLUSIVE night është një formulim inovativ që kombinon kanabidiol (CBD) në përmasa perfekte me ar 24 karat, kolagjen, acid hialuronik, retinol (vitaminë A), vitaminë E dhe gjalpë shea. Kremi CANNABO EXCLUSIVE night nuk përmban THC (9-delta tetrahydrocannabinol), domethënë përmban më pak se 0.2%. Formulimi inovativ CANNABO EXCLUSIVE night me përbërjen e tij të pasur të lëndëve ushqyese është i destinuar për trajtim intensiv, rigjenerim dhe përtëritje efektive të lëkurës. Kanabidioli (CBD) në CANNABO EXCLUSIVE night është një ekstrakt natyral i marrë nga nxjerrja superkritike e CO2 nga bima e kërpit (kanabis). CBD lidhet me receptorët e duhur të sistemit endokannabinoid në shtresën sipërfaqësore të lëkurës (epidermë), duke arritur një efekt anti-inflamator dhe qetësues. CBD ka veti antioksiduese, neutralizon radikalet e lira dhe në këtë mënyrë rrit rezistencën e lëkurës, zvogëlon humbjen e lagështisë dhe plakjen e parakohshme të lëkurës. Ari 24 karat i përfshirë në formulimin inovativ përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë, stimulon metabolizmin e qelizave, stimulon rigjenerimin e qelizave, ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe elastinës, në zbardhjen dhe hidratimin e lëkurës, me çka lëkura rigjallërohet, hidratohet dhe fiton një strukturë të lëmuar dhe me shkëlqim. Përveç kësaj, ari 24 karatësh mund të ketë një efekt anti-inflamator dhe qetësues. Kolagjeni vepron kundër shenjave të plakjes duke zbutur rrudhat dhe linjat e holla, duke ripërcaktuar konturet dhe duke siguruar një ton më të barabartë të lëkurës. Acidi hialuronik ruan hidratimin e lëkurës, i mbush dukshëm rrudhat dhe parandalon formimin e të rejave, lëkura është e fortë dhe e lëmuar në prekje dhe duket e freskët dhe rrezatuese. Vitamina A redukton shfaqjen e rrudhave dhe përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës dhe është më aktive gjatë natës. Vitamina E mbron lipidet epidermale, si dhe fibrat e kolagjenit dhe elastinës të lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i mjedisit, lëmon dhe zbut lëkurën. Gjalpi Shea qetëson, lëmon dhe zbut lëkurën. Formulimi inovativ CANNABO EXCLUSIVE night me efektin antioksidues dhe anti-inflamator të CBD dhe arit 24 karat mbron dhe detoksifikon lëkurën e fytyrës, ruan lagështinë e saj, zbut rrudhat dhe shtrëngon konturet e fytyrës. Përveç kësaj, kolagjeni, acidi hialuronik, vitamina A, vitamina E dhe gjalpi shea përmirësojnë efektin e kremit, duke stimuluar rigjenerimin e epidermës, duke hidratuar intensivisht lëkurën dhe duke rinovuar lëkurën gjatë gjumit, duke e bërë atë dukshëm më të lëmuar, më të shndritshme dhe me pamje të rinovuar. 

Produkte të tjera